Kur dëgjoj unë zanin tan
Si një melodi e rrallë,
Brenda zemrës diçka mban,
Gjëmon si deti me valë..
Buzëqeshja të shton nurë
Ngadal fjalët i përcjellë.
Zbardhon dita pa ik nata,
Dhe pranvera zë e del ,..
A thu vallë diçka më fsheh,
Kur vështron heshtur pa fjalë,
Si rrënojë shpirti më del
Kur ti ik si detë me valë,.
Ti lexoj dy sytë e tua,
Dhe mendimet ti lexoj,
Nëpër ëndrra rrin me mua
Nga gëzimi fluturoj..
Kur mëngjeset më gjejnë zgjuar,
Dhe mendimet vijnë tek ti,
Ah moj botë qofsh e mallkuar,
Si na ndau kjo largësi.
