Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi -Koha kalon!

Cerazela Kondi -Koha kalon!

Koha,është bisha më e sjellshme.
Nuk bërtet,nuk kërcënon,
ëmbël të buzëqesh.
Dhe kur ti beson,që ke kohë,
ajo çastet të rrëmben.

Askush nuk e pa,të ndalojë.
Askush nuk e pa,ti vijë keq.
Të rrëshqet nga duart si rërë,
që aspak stë përket.
Të kujton,që asgjë nuk është e jotja.

As vet jeta jote,nëse nuk e jeton.
Dhe ne;
Vrapojmë pas detyrimeve.
Pas njerëzve,që nuk e meritojnë.
Pas fjalëve” më fal” që kurrë
nuk u thanë.
Dhe ëndrra,që i rruajmë për më vonë
Por më vonë….
Është iluzioni,më i madh në botë.
Koha,nuk paguan ata që presin. Dhe është e pamëshirshme,
me ata që ngurojnë.
Prandaj,nëse diçka do,diçka të dhëmb,diçka të djeg,bëje tani.
Sepse jeta,nuk ndalon,kur vdesim.
Por kur ndalojmë të guxojmë!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT