Përmes fushës
rrjedh një lumë
banorët e këtushëm
kanë dobi shumë.
I bukur është
ky fshat i ri,
kur vjen vera
lumi sjell freski.
Rrjedh ky lumë
nëpër fushë
plot bereqet
fushën e mbush.
Ecën lumi ynë,
ecën nëpër fshat
edhe bimëve të reja
uji u jep shtat.
Zogjtë çdoherë
këtu gjejnë ushqim,
fëmijët gjatë verës
lahen me gëzim.
