Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritRozeta Kreste -TROMAKSUR NGA DASHURIA

Rozeta Kreste -TROMAKSUR NGA DASHURIA

Endem udheve te gjakut tend
E dal e lare me diellë,
Je kenga,ankthi,verbimi im
Je endra qe shoh sa here.

Je Troje e ringritur prej dashurisë
Shembur nga lufta e gjatë,
Gladiator qe ngrihesh mbi rrënojat,
Fitimtar pa parzmore e shpatet
.
Nuk je Paridi as une Helena,
As Romeo e Zhuljeta qe bene historinë,
Ne jemi luftëtare ne arene,
Heronj te heshtur per dashurine.

Ne jemi dy trupa ngjizur ne njeh
Jemi vellezrit siameze,
Njëherë te mbart une njehere ti
Kështu do te ecim ne jeten.

Mbyll sytë e ndjej te nxehtin tend
Ne buzë e venat e mija
Le te shuhen yjet sonte ne det
Tromaksur nga dashuria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT