Zemra nuk duket dikush thotë,
prandaj të besosh është e kotë,
por zemra ka aftësi të ndjejë,
ajo lumturinë di t’a gjejë…!
Pavarësisht se truri nuk e dëgjon,
kundra ndjesisë së saj ai shkon,
kur tru e zemër kundërveprojnë,
luftë shpirtit ata i shkaktojnë!
Shpesh zemra është indikator,
ajo llogjikën nuk di që t’a përdor’
vepron ajo sikur do vetë,
çelës suksesi mund t’jetë!
Zemra është porsi magnet,
e tërheq ajo llojin e vet,
të kundërtën fort e shtynë,
e mbyll portën i vë drynë!
