Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeDinamikë atmosferike gjatë javës: acar, reshje lokale dhe rritje e temperaturave në...

Dinamikë atmosferike gjatë javës: acar, reshje lokale dhe rritje e temperaturave në fillim të janarit 2026

Java ka filluar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe masave më të ftohta ajrore, dhe si e tillë parashihet që pak a shumë të vazhdojë edhe në ditët vijuese, me përjashtim të ndonjë reshjeje të izoluar të martën dhe me tendencë për më shumë reshje drejt fundjavës, kryesisht në formë shiu për shkak të rrymimeve më të ngrohta ajrore.

Dita e hënë u karakterizua plotësisht me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit, ku temperaturat zbriten deri në -7°C. Gjatë ditës temperaturat kaluan ndjeshëm mbi vlerat pozitive.

Dita e martë pritet të nisë me diell në orët e mëngjesit, por më pas do të pasohet nga masa të ftohta ajrore, të cilat gjatë ditës dhe mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje të pakta lokale bore. Rreth mesnatës pritet kthjellim i motit.

Të mërkurën do të vijojë mot me diell dhe vranësira, përderisa masat e ftohta me origjinë polare do të shtrihen tutje, duke bërë që temperaturat të mbesin në vlera negative pothuajse në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të disa zonave të në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat do të kalojnë lehtësisht mbi 0°C. Gjatë natës, konkretisht në natën e ndërrimit të motmoteve, pritet mot i kthjellët dhe me acar të fortë, ku temperaturat mund të ulen deri në -10°C.

Të enjten, më 1 janar 2026, pas mëngjesit me acar, dita parashihet kryesisht me diell dhe me rritje të ndjeshme të temperaturave.

Nga dita e premte dhe gjatë fundjavës, pritet shtrirja graduale e masave më të ngrohta ajrore, e shoqëruar me shtim të vranësirave, sidomos gjatë fundjavës, të cilat lokalisht pritet të gjenerojnë reshje shiu, ndërsa në zonat e larta edhe reshje bore. Temperaturat do të jenë dukshëm më të larta se mesatarja për këtë periudhë kohore, duke arritur lokalisht deri rreth 15°C në Rrafshin e Dukagjinit, për shkak të erërave të forta nga jugperëndimi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në fundjavë dhe veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, me shpejtësi prej 20-70 km/h./Meteo Ballkan/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT