Atje larg po mprehet spata
për dru të shkurtëra e dru të gjata.
Mbi shkëmbinj po mprehet shpata
me i rrahitë krejnat e kalbta.
Në dheun tonë plot me flori
një grusht njerëz kan mbetë në vorfni
Të majtë e të djathtë një politikë
palcë e gjak popullit ia pinë.
Ty u grindë egër ndërmjet vedit
me lugë në brez hypin në pushtet.
Zvogëlue populli një grusht njerëzish
prej të madhit zgjidhje pret.
Për të dy krahët po mprehet spata
me i pre drutë si i lypë oxhaku.
Rrahitë pylli e rrafshue lisat
I ashpër dimri në vatër pritet.
