Nuk është asgjë, vdekja jote, palestineze e vogël,
emrin tënd unë nuk mundem ta shqiptoj dot…
A ka ndonjë fjalë
më pak të njollosur me shkatërrim,
me vuajtje dhe gjak,
sesa liria?
Goditja e daulles jehon pa ndërprerje,
luftërat nuk shpallen më,
por ato vazhdojnë.
Flamujt ngrihen ose ulen
fitore apo tirani
këtë vetëm koha e di.
Oh, liri,
ku ndodhesh vallë në Gaza
në Siri, në Afganistan, në…
Apo as për ty
nuk ka liri apo paqe?
Ndoshta po dërgon një selfie në Facebook
përpara se të vdesësh nga uria,
pa liri apo paqe?
GERMAIN DROOGENBROODT
Përktheu nga anglishtja: Irma Kurti
