Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritEntela Tabaku- Ejani të mos plakemi gra!

Entela Tabaku- Ejani të mos plakemi gra!

Ka disa vite që po pres
atë që shqiptarët në moshën teme gjithmonë kanë ba:
po pres me u plakë.

Mos e kemi në gen me u plakë shpejt?
Se këtu as plakat nuk plaken.
Kurse ne e lëshojmë vedin herët,
nisim me thanë “u plaka”
“u plake”
sapo fëmijët na rriten pak.
Në fillim jemi vajza
mandej jemi
plaka.

Pse e plakim njena-tjetrën
brez mbas brezi
gra?
Shtyjmë vedin e tjerat me luejtë rolin e plakës:
ejani gra të luejmë plakash,
plaka të nderueme.
Harrojmë vedin,
jetojmë veç për të tjerët.
”Dukesh si vajzë e re” i bajmë kompliment
ndonjenes që nuk hyn në rol,
gruas që i ka katërdhjetë
pesëdhjetë vjet,
e bukur dhe e fortë.

A thue me mendjen e burrave kemi mendu
gra?
Se burrave u pëlqejnë vajzat e reja
e veç të rejave munden me ia dalë.
Kurse ne i njohim mirë.
Mos ndoshta na kanë plakë,
pse plakat nuk dinë asgja?

Ejani të mos plakemi
gra!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT