Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është shprehur i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar kundër Lazios.
Kampioni në fuqi i Italisë, mundi Lazio-n, me rezultat 2-0, të dielën në ‘Olimpico’ të Romës, duke bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, i cili realizoi golin e dytë për napolitanët, duke folur për ‘DAZN’ pas ndeshjes tha se Napoli është skuadër e mirë, dhe sipas tij, në futboll asgjë nuk është e pamundur.
“Është fitorja e katërt radhazi me rezultat 2-0. Jemi skuadër e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha ai.
“Në futboll asgjë nuk është e pamundur”, theksoi Rrahmani, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesore në skuadrën e Antonio Contes./rtk/
