Wednesday, January 21, 2026
BallinaSportCila do të jetë e ardhmja e Asllanit?

Cila do të jetë e ardhmja e Asllanit?

E ardhmja e mesfushorit Kristjan Asllani mbetet e paqartë dhe tashmë gjithçka është në duart e Torinos, pasi klubi që zotëron kartonin e lojtarit, Interi, nuk pritet të marrë vendime për këtë çështje të paktën deri në verë.

Drejtuesit e Torinos kanë qenë të qartë në qëndrimin e tyre lidhur me marrëveshjen e huazimit që kanë me Interin për Asllanin.

Sipas tyre, lojtari nuk ka përmbushur pritshmëritë dhe, për këtë arsye, klubi piemontez nuk ka ndër mend të paguajë asnjë shifër për blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, Interi nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret, duke iu përmbajtur kontratës ekzistuese që parashikon huazimin e lojtarit te Torino deri në muajin qershor të këtij viti. Me këtë qëndrim, klubi zikaltër ia ka lënë të ardhmen e Asllanit në dorë vetë lojtarit dhe skuadrës ku ai aktualisht është i huazuar.

Në këto rrethana, Torino, në bashkëpunim me mesfushorin, do të duhet të gjejë një zgjidhje dhe një destinacion të ri për të ardhmen e Asllanit, të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT