Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritHelenë e panjohur- poezi nga Ilire Zajmi

Helenë e panjohur- poezi nga Ilire Zajmi

Jam një Helenë e panjohur
Mungesën time s’e vëren askush

Asnjë burrë s’u vra për bukurinë time
E s’mati fuqinë në dyluftim

Trofe lufte a kurban
S’u bë bukuria e trupi im.

Kalë Troje për mua kush nuk sajoi
Për fajin tim s’u dogj asnjë qytet .

Jam një Helenë e panjohur
Që pret ta rrëmbejë ndonjë Parid

Jam një grua e shpërfillur
Helenë e panjohur midis jush.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT