BallinaVitrina e libritSPIRO KOTE-DRITËROI DHE POEZIA TURKE

SPIRO KOTE-DRITËROI DHE POEZIA TURKE


( Për lexime të lira , në kohë pushimesh , nën freskinë e bregdetit
Gëzuar ! )

* Disa shënime , kujtime dhe disa vargje e poezi të përzgjedhur në antologjinë
” Poezi turke të shek. XX”- botim i
Dritëro Agollit
me poezi të shqipëruara nga
Fatos Arapi, Zana Lito , Bardhyl Londo

DRITËRO AGOLLI
Për poezinë turke të fundshekullit XX
( shënime- kujtime )

Poezia e një populli është e pambaruar, është si deti. Ikën një valë dhe vjen një valë tjetër poetësh fhe poezia gjëmon përherë , thërret përherë .
E tilllë është edhe poezia turke . Një valë tjetër poetësh të rinj kanë hyrë në gjirin e saj siç janë Qemal Ozer, Xhan Junxhel , Gyltën Alkën dhe miku ynë i bregit të Bosforit , Ataol Berhamogllu .
Në atë mbrëmje qershori në breg të Bosforit , tek e shfletoja antalogjinë e poezisë turke në gjuhë të huaj , Ataol Berhamogllui buzëqeshi e tha:
-Kërkon emrin tim?
-Po! – iu përgjegja.
-E kam andej nga fundi ,- qeshi ai.
Më shkuan sytë në një vjershë me vargje të gjatë të Ataol Berhamoglluit dhe nga kurreshtja e lexova aty për aty:
Titulli
” Një herë tjetër “

Sot dashurova dhe isha i dashuruar
Pastaj mes demonstruesve çava
U lodha. Vjen pranvera
Në verë duhet të mësojmë të mbajmë pushkën në duar .
Librat janë bërë vandak .
Po më rriten baluket .
Gjëmim alarmi ngado.
Jam i ri . Hë për hë dua të shoh botën
Të puthem , bukur
edhe ta mendosh :
Do të fitojmë një herë patjetër .

Edhe në këto pak vargje ndihet temperamenti dhe vrulli poetik i një poeti të ri , ndihet pasioni për të transformuar botën.
-Plot temperament, – i thashë i menduar
-Pasionet e një të riu ! – buzëqeshi ai.
Dhe unë e vështrova me buzëqeshje.
-E thamë . Poetët janë si valët e detit.
Vala e fundit ,kalon koha ,dhe del e para
Nazim Hikmet , Orhan Veliu , ishin valët e para , kaluan . Ka kohë .Do të rritet vala .
-Ndofta ! – u mendua ai


……


Disa vargje e poezi të poetëve turq
të fundshekullit XX: përzgjedhur prej meje , për të risjell poezinë turke si pjesë e poezisë po aq sa europiane edhe botërore


*Orhan Veli

1. FALAS

Falas rrojmë ne , falas
Falas retë e deti .
Falas rrëpirat e malet,
Falas zhurma e shinave,
Kthesat përbri vitrinave.
Buka dhe djathi , vërtet që s’janë falas,
Por thithim falas pluhurin e rrugëve…
Lirinë me kokë e paguajmë
Por skllavëria, sigurisht është falas
Falas jetojmë ne , falas…

2. MBRËMJET E TË DIELAVE

Unë jam veshur keq
Por,
si t’i shlyej borxhet ,
edhe unë do të blej një kostum të ri…
Ndoshta edhe atëherë
Ti nuk do më dashurosh .
Po mos mendo të lutem
që mbrëmjeve të të dielave ,
Kur të shëtis para derës sate ,
I veshur Shik
Do të të çmoj ty
kaq shumë,
Sa tani
-E dashur !

( përktheu Fatos Arapi )

*Gylken Akën

1. KËNGA E ATYRE QË BANONIN NË SHTËPI TË LARTA

Shtëpitë e tyre i ngritën të larta
Me ballkone të gjera përpara
Po ujërat mbetën poshtë-
Poshtë mbetën pemët

Shtëpitë e tyre i ngritën të larta,
Me mijëra shkallë për t’u ngjitur ,
Po mbetën vështrimet larg,
Larg mbetën miqësitë .

Shtëpitë e tyre i ngritën të larta
Dhe brenda xhamit e betonit po gulçojmë
Dhe harruan se ishin në mendjen tonë ,
Po mbetën larg-
Larg atyre që ishin të lidhur me tokën .


2. KËNGA E VAJZËS SË VOGËL

A do të harrosh ti, zemra ime
Kur ishe një vajzë shumë e vockël,
Me një fjongo në këpucka.
A do të harrosh ti zemra ime ?

Një pjesë e fëmijëve u bënë heronj ,
Emrat e tyre mbetën të mëdhenj .
Shpatullat e tua i kërrusi jeta.
A do të harrosh ti, zemra ime ?

Kur lart fluturonin balonat e fëminisë ,
vezullonin dritat kuq e blu .
Ata që të gjymtzan ty, nëpër burgje,
A do t’i falësh ti , zemra ime ?

( përktheu Zana Lito )



*XHEMAL SUREJA

1. Dashuria


Mjafon një gotë ujë për të lagur flokët e tu ,
Mjafon një copë bukë, një çift ullinjësh
Të ngopemi të dy.
Në rast se të përqafova ty një herë ,
Si të rri pa të përqafuar së dyti ?!
Dhe pas së dytës
Si mund të mos të të përqafoj
për të tretën herë …?!

( përktheu Bardhyl Londo )


*Tahsin Saraç

1. FËMIJËT U BËNË VËLLEZËR ?

Një gjumë tepër i ëmbël…
Po fëmijët a u bënë vëllezër ?
Tashmë paqe . Ujku – qengj,
Po fëmijët , vëllezër , a u bënë ?

Po rrjedh një ujë i shkëlqyer …
Po fëmijët vëllezër a u bënë ?
Na u përqafoka Lindja – Perëndimi !
Po fëmijët , fëmijët , vëllezër a u bënë ?

As uri, as frikë s’na paska më …
Po fëmijët vëllezër a u bënë ?
A e duan ata njeri- tjetrin
Ashtu si fidanët në pylll ?

( përktheu Zana Lito )

Korrik, 2026

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT