Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -STAMBOLLI

Petro L. Sota -STAMBOLLI

Ma ndez dëshirën, shpesh për ta parë,
Këtë qytet të veçantë por dhe fantastik,
Ku kanë lënë gjurmë shumë shqiptarë,
Si vezir të mëdhenj, dijetar e akademik.

Nuk e kam parë Stambollin asnjëherë,
Prandaj më duket sikur vetë më thërret,
Në rrugët e thjeshta më hapet çdo derë,
Si mysafir të një vëndi të vogël më pret.

Të ulem këmbëkryq, diku në një minder,
Të flas e tu tregoj historinë e vëndit tim,
Tu tregoj, për vëllezërit Frashëri e të tjerë,
Që se harruan kurrë atdheun, Shqipërinë.

Të shoh Stambollin, ku shfaqet bukuria,
Ku arkitekt Sinani Xhaminë Blu e ndërtoi,
Arkitekti i madh, qe vërtetë nga Shqipëria,
Për perandorinë turke, vepra projektoi.

Për Hoxha Tahsim, për rektorin e parë,
Që universiteti i Stambollit atë e nderoi,
Por dhe Ataturku, qe me baba shqiptarë,
Që shtetin turk, nga themelet e ndryshoi.

Do të më mbesin peng në se nuk e gjej,
Dyqanin e poçarit, të “ turkut “ shqiptar,
Si Dritëroi edhe unë një poçe do ta blej,
Duke i folur shqip, e turqisht duke e shar.

Eh, ç’më hidhet zemra brënda kraharorit,
Si shqiptar qejfli, për çingitë në Mejhane,
Më vjen flladi i lehtë nga bregu i Bosforit.
Më çmënd bukuria e një turke me nishane.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT