Jetën time s’e shkrova me kapituj,
por me kujtime që më kanë goditur
Si një roman që s’kërkoi kurrë botim
mbuluar me pluhur që është mbetë pa titull
Çdo kujtim është një fjali e gjatë,
herë e bukur, herë e rëndë udhëtar malli
disa i rilexoj me mall,disa i kapërcej
shpeshë herë i mallkoj leti merr djalli
Dashuritë janë kapituj të papërfunduar,
të shkruar me dorë që dridhej si një testament që ndjenjat lëkundi
zemra në heshtje refuzoi jo gjithçka por pikën e fundit.
Ky roman nuk ka fund të lumtur as tragjik
ka vetëm të vërtetë e një shpirti magjikë
Malli për malet që largë mbetën
një roman që kërkon titull e flet për gjithë jetën
