Mashë e huaj mos u bëj
se dikur pendohesh
të këqijat s’kanë fund
edhe ti lëndohesh.
Njerëzit të keqpërdorin
ruaju ti çdoherë,
se shpejt zbulohesh
dhe mbetesh pa nder!
Por një ditë
edhe vetë digjesh,
se ajo mashë
edhe ty t’përgjigjet.
Turpi të mbuloftë
ty që bëhesh mashë e huaj,
i nënçmoni njerëzit
dhe i bëni të vuajnë!
Mos u bëj mashë
se të tjerët luajnë me ty
dhe asnjëherë në jetë
ti s’gjen lumturi!
Ruaju more i mjerë
se Zoti të dënon,
mos u bëj mashë e huaj
se një ditë e pëson!
Shikoji punët tuaja
se kështu është më mirë,
ec gjithmonë kryelartë
dhe jeton i lirë.
