Ti, o shallë bojëbardhë
përqafon pa pushim
edhe pullaze e çati
në trollin e gjyshit tim
Çfarë mbuloj lulet
gjelbrimi ku fshihet
ngrohtësia e pa shuar
por borëbardha i ka mbuluar.
Ndez oxhak e kandil
ngroh me kitarë e këngë
shijojmë ngricat e çatisë
aromën e oxhakut të shtëpisë.
Ulur tërë sëbashku
pranë tryezës së shtruar
ngremë dolli, gotë pas gote
gëzuar ndërrim e mote.
