Wednesday, January 21, 2026
BallinaLajmeSot ka filluar intervenimi për mbylljen dhe rregullimin e rrjedhës së ujit...

Sot ka filluar intervenimi për mbylljen dhe rregullimin e rrjedhës së ujit nga liqeni akumulues në Kodrën e Hirit, me qëllim të parandalimit të vërshimeve që kanë prekur lagjen Nakaradë në Fushë Kosovë.

Shkruan Agon Smajli

Sot ka filluar dhe po vazhdon intervenimi për mbylljen dhe rregullimin e rrjedhës së ujit nga liqeni akumulues në Kodrën e Hirit, me qëllim të parandalimit të vërshimeve që kanë prekur lagjen Nakaradë në Fushë Kosovë.

Ky intervenim po realizohet me mbështetjen e Komunës së Fushë Kosovës, ku një rol të rëndësishëm kanë pasur z. Izja Mjeku, Drejtor i Shërbimeve Publike, dhe z. Durim Hajraj, Drejtor i Inspekcionit, të cilët i falënderojmë publikisht për gatishmërinë, angazhimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj banorëve të kësaj zone.

Punimet kanë filluar që në orët e mëngjesit dhe kanë vazhduar deri në mbrëmje, me angazhim intensiv në terren

. Aktualisht jemi shumë afër sigurimit të vendit dhe stabilizimit të rrjedhës së ujit, në mënyrë që të mos ketë më vërshime nga kjo rrjedhë që vjen nga Kodra e Hirit drejt lagjes Nakaradë

.Sipas dinamikës së punës, ka mbetur edhe një ditë pune për përfundimin e plotë të intervenimit.Kjo ndërhyrje paraqet një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një problemi të kahershëm dhe rrit sigurinë për banorët e zonës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT