Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-BISEDA JEME ME BABËN TEM

Kumrie Avdyl Shala-BISEDA JEME ME BABËN TEM

Se ç’më flutoroj mendja sonte në ni kohë tjetër,
Si po dhezja kaftorrin n’odë t’burrave me derë t’vjetër,
M’u kujtuan fjalët e plakut:

  • Çika jeme, ma dhez kaftorrin se po vinë do ethe,
    Po shkoj n’lâmë, jo gjatë nuk po rri,
    Kur t’vi brena, ni kafe bashkë du me pi!

Oda e burrave ishte te dera e oborrit,
Ballkonin e kish kah sokaku,
Tim i zi shkonte nga oxhaku.
Kah vinte plaku n’odë kollitej te dera,
Me plot krahin dru t’thata,
Largonte dimnin, ish vetë pranvera.

Drutë e coptume i shkarkonte me kujdes,
Mos me bâ bërllog, shtronte mâ parë ni thes.
Kafen kur po e pinte, ni gacë ma kërkonte,
Duhanin ia dhezja, tek nisi t’m’kshillonte:

  • Dy fjalë i kam me ty, oj bi,
  • Hajlikoft, o bablok, ça e mirë na ka kânë?
    A na ka ra ndoni punë e rândë?
  • Asgjâ, oj bi! Disa kshilla për ty i kam:
    Kurrë t’drejtës s’Zotit mos ju tut!

Kurrë mos rrej!
Kurrë mos pshtjello!
Kurrë mos tradhto!
Mos e prej n’besë mikun!
Gjithmonë maje n’nishan anmikun!

Ni premtim plakut di qi ia dhashë at’herë,
Pa fjalë t’mdha, pa bujë e pa poterë:

  • Pa izen tâne nuk kam me dalë as te dera,
    Ta jap besën e madhe, t’rândë sa asht nera.
  • Ty, o bablok, n’luftë me ty shpirtin ta dhashë,
    As n’mal, as n’fushë, as n’arë vetëm nuk t’lashë.
  • Heu, e di, oj bi, po deshta m’u siguru,
    A je hala ashtu si t’kam msu,
    E t’i përsërita mos m’i harru.

Kaftorri bubullonte nga flaka, me dru t’thata lisi,
Darka po afrohej, ni bisedë tjetër me plakun nisi:

  • Sofra ta shtrova, babë, me t’gjitha t’mirat e Zotit,
    Jam si nuse shpie, gatuj si gjyshja motit.
  • Heu, t’pastë baba, bi,
    Jo nuse po sa shtatë mâshkuj t’kam ty,
    Për besë, me ni ushtri t’madhe
    Vetëm me ty n’luftë kisha me hy.
    Po tash janë t’korrat, bija jeme, Arën e Gatë kem me qiru,
    Toka lyp punë t’madhe, djemtë n’gurbet na kanë shku.
  • Kem me punu me kysmet, krah t’fortë m’ke,
    Me ty des edhe për punë toke, ashtu si me le.

Toka jonë dukej si kopsht me lule shumë,
N’fillim t’saj buronte ni lumë,
Tokën e freskonte sa herë kish thatsi,
Bereqeti çdo vit rritej, o sa mrekulli!
Dhe festa t’traditës çdo vit festonin,
Me dru e mish për dimen, me Darkë t’Lamës fillonim,
Votra jonë mbushej me plot nipa e mbesa,
Jeta si n’kujtime t’mia ngjallej, po qe besa!
Po ni ditë kujtimet e mia morën ni rrugë tjetër,
Dhe, jeta e re asht e varfun, jo si jeta e vjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT