Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritAdifete Shiti-Nën Dritën e Hënës

Adifete Shiti-Nën Dritën e Hënës

Flas me hënën,
më bëjnë shoqëri yjet.
Ëndrrat më thërrasin me nxitim
të vështroj horizontin.

Atje ku koha ndalet për një çast,
e mendimet s’kërkojnë përgjigje,
shpirti endet i zhveshur nga zhurma
dhe mëson peshën e vetmisë.

Heshtja më flet më sinqerisht
se mijëra zëra njerëzish,
e nata, si një mësuese e vjetër,
më mëson të dëgjoj veten.

ku koha s’ka emër,
e frika humb formë,
njeriu mbetet vetëm me veten
si pyetje pa zë.

Vetëmia peshon më shumë se fjala,
e nata zbërthen shpirtin ngadalë,
duke më mësuar se drita
nuk lind pa u përballur me errësirën.

Dhe kur agimi hap sytë e tij,
e kuptoj:
udhëtimi nuk është largësia,
por guximi për të qenë e vërtetë me veten.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT