Wednesday, February 4, 2026
BallinaShowbizArdita Lala,një emër që nuk ka nevojë për prezentim

Ardita Lala,një emër që nuk ka nevojë për prezentim

Tashmë shumica e njohin Arditën,një femër e zgjuar,e zonja dhe padyshim e suksesshme.
Ajo është rritur duke qenë pjesë e ekranit.
Që në moshë të re,vendosi të ju përkushtohet artit,përkatësisht aktrimit,duke vendosur të studioj në Akademin e Arteve,me profën e nderuar,tashmë të ndjerin Faruk Begollin.

Pasi që vërejtën talentin e saj në aktrim,ftesat në drejtim të saj prej atij çasti nuk u ndalën,duke e ftuar Arditën për të marrë pjesë në teatër,në shfaqje të ndryshme dhe në filma të suksesshëm të asaj kohe,ku fokus të veçantë në atë kohë kishte filmi “Metropolet”, nga Sunaj Raça,me pjesmarrjen e kolegëve si Blerim Destani dhe shumë të tjerë,Ardita shkëlqeu në atë film.

Pastaj më vonë ajo mori pjesë edhe në seriale të ndryshme vendore,që kishin një shikueshmëri të madhe,siç ishin “Familja Moderne” dhe “Çka ka Shpija”.

Ndërsa pas një periudhe angazhimi si aktore,ajo vendosi të pauzoj dhe më shumë t’i përkushtohet familjes dhe të vazhdoj jetën në Angli.

Vlenë të theksohet se pas një pauze të gjatë ajo tash është më aktive në ekran,duke marrë pjesë në shumë emisione të ndryshme,në gjitha ekranet televizive,ku duhet thënë se ajo është unike dhe e veçantë me fjalët dhe shprehjet e saj në prezentimet televizive,ku gati se çdo fjalë e saj komentohet shumë dhe bëhet viral në rrjete sociale.

Neve nuk na ngelet asgjë tjetër,përpos t’i urojm asaj shëndet e suksese pafund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT