Bora që ra këto ditë
lulet i ka venitur,
zogjtë janë futur në qoshe
kështu s’e kanë pritur,
më dhimbset trëndafili
që aromë lëshonte
tash degët e tij
bora i rëndonte.
Një zog i uritur
diku cicëronte,
kërkonte ushqim
dhe diçka mendonte.
Plaku i gjorë
brenda është ngujuar,
rri pranë stufës
veç duke menduar.
Me jorgan të bardhë
vendi është mbuluar,
cicërimat e zogjve
tashmë kanë pushuar.
