Orët po ngarkojnë kohët
Me kodime shpirtrash,
Tashmë fjalët
Po humbasin gjurmët
Klithmash
Vështrimet ,
Po tentojnë të zhduken,
Zemrat nuk po rrahin më,
Me tempin e syve
Që shkëlqejnë
Orët
Po çedojnë rrjetesh
Kohësh mes klonimesh
Koduar chatesh,
Smipesh,
Dhe imeilesh
Veç kod etike e veshjeje
S’mbeti,
Komunikimi u zhbë
Shkurtimesh,
Syprinave të smarteve
Koduar kodimesh.
