Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-Vajza elegante me biçikletën "Bianki" të bardhë dhe me lëkurën...

Piro Millona Minella-Vajza elegante me biçikletën “Bianki” të bardhë dhe me lëkurën tepër transparente…”

…Mora rrugen për tek Ndermarja ku kisha për të kryer rakordimet dhe të kërkoja likujdimet e detyrimeve kontratore. E dija që ishte në fund të bulevardit dhe ktheheshe djathtas. Një rrugë e ngushtë. Përballë një ndërtesë e vjetër një katëshe. Hymë brënda. Na befasoi një oborr mbushur plot me lule. Dukej ambjent femrash, se ishte delikate pamja. Në krah të djathtë një vend për të parkuar biçikletat.

Sapo zbritëm nga makina, kur befas u përballa me dy sy të bukur të një vajzë të re, por tepër të këndshme. Binte në sy trupi elegant si lastar i ri. Me ballin e bukur me sy depërtues, por më shumë më ra në sy gërsheti i saj aq i bukur, thurrur me kujdes i lëshuar në supin e majtë. Ngjyra e fytyrës një rozë e lehtë mbase shikimi im ndikoi, apo ashtu e kishte lëkurën nuk e kuptova aq transparente..

Sapo zbriti nga një biçikletë ngjyrë të bardhë një “Bianki” italian. Ishte veshur tepër elegante me një fustan me një ngjyrë që nuk binte shumë në sy. Një e ecur tepër e bukur. U “ndeshën” sytë tanë i flakërinte një dritë brënda tyre. Shumë natyrshëm e vazhdoi shikimin me sytë e mi. Nuk munda ti perballoja ata sy.

I hapa rrugën dhe pasi tundi lehtë kokën, duke më dhuruar një përshëndetje të lehtë fisnike u fut në repartin aty ngjitur. U largua po la prapa aromën e saj mahnitëse.

E bukur, më tepër se e bukur. Lozonjare, më tepër se lozonjare.

E ndoqa instiktivisht deri në repartin ku punonte. Ajo në një moment u ndal. E ndjeu shikimin tim të hutuar u kthye nga unë më buzëqeshi si për të më thënë:

“boll tani nuk u ngope me imazhin tim”- dhe me po atë buzëqeshje të lehtë në buzë tundi pak kokën dhe u zhduk prapa derës të repartit.

U përmënda u ktheva dhe hyra në zyrën e financës. Por mëndjen e kisha tek ajo vajza tek imazhi që la ajo prapa. Pyeta me takt për të. Më folën fjalët më të mira. Nuk ishte vetëm e bukur në shtatin e saj perfekt. Por edhe në botën e saj të brëndeshme artistike. Më thanë që edhe kendonte bukur, e zhdërvjellët merrte pjesë dhe në teatrin në konkurim me ndërmarjet. Madje një femër më tregoi se ajo ishte dhe një modele e përsosur e disa piktura të bëra nga një piktor i dëgjuar për Vloren. Kur po merrte formë profili i saj në mbresat e mia dikush mi prishi të gjitha ëndërrat e mia.

Është e martuar. Ma tha emrin. U befasova. Aq e re. Po më thane ai e ka “goditur” qysh në gjimnaz..

Ika vonë nga ndermarje, kur kalova tek dera e repartit të vajzes me gërsheta, ktheva kokën me shpresë se do të më buzëqeshte ajo simfonia e valeve, vajza me buzëqeshje magjepse.

U largova prapa më ndiqnin syte e saj të bukur, të pafajshëm. Për shume kohë i kisha ata sy me vete….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT