Thursday, April 16, 2026
BallinaVitrina e libritBAJRAM MUHARREMI-BISTRICA Shkrimtari dhe atdhetari i shquar.

BAJRAM MUHARREMI-BISTRICA Shkrimtari dhe atdhetari i shquar.

Bajram Muharremi – Bistrica u lind më 25 gusht 1955 në fshatin Lumbardh (Bistricë) të Shalës së Bajgorës, komuna e Albanikut (Leposaviq). Arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Vushtrri, qytet ku hodhi edhe hapat e parë seriozë drejt formimit të tij intelektual dhe letrar.

Studimet e larta i filloi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, për të diplomuar më pas në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ky formim akademik i dha një perspektivë më të gjerë mbi shoqërinë, të drejtën dhe natyrën njerëzore, elemente që reflektohen edhe në krijimtarinë e tij.

Vepra e tij letrare përqendrohet rreth temave të identitetit, atdheut, dashurisë dhe përvojës jetësore, duke u gërshetuar shpesh me mençurinë popullore.

Veprat letrare dhe publicistike:

Gjurmë atdhetarie (2015)
Vullkan i fjetur (2016)
Vullkani i shpërthyer (2018)
Nëpër shtigjet e jetës sime (Kosovë – Suedi) (2021)
Mbi krahë të ëndrrës (2021)
Vlerësimet e miqve (2021)
Flatrat e Fjalëve (bashkëautor me Mariana Grigore, 2021)
Kadri Bistrica – Gur i kufirit të atdheut (2022)
Mall of Love, Längtan och kärlek (2023)
Më ka marrë malli, nënë (2024)
Thesari i mençurisë (2024)
*Haxhi- udhëtimi i shpirtit dhe transformimi personal”, 2025.
Bajram Muharremi-Bistrica është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK), nga viti 2026.

Për jetën dhe krijimtarinë letrare të këtij autori, ZYMER MEHANI shkroi librin “ME ATDHEUN NË ZEMËR”
(MONOGRAFI PËR MËSIMDHËNËSIN, PUBLICISTIN E POETIN BAJRAM MUHARREMI-BISTRICA)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT