Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Bukurie Binjaku

Cikël poetik me poeten Bukurie Binjaku

SHPIRT I POETIT NUK KOPJOHET.
S’mbahet shtëpia, me miellin hua
Nuk ecën mbarësi, kurrë po vodhe,
Gënjeshtra i ka këmbët, shkurtuar,
S’beson më kurrë, atë që i besove.
Vargu vjen origjinal, nga shpirti dalë
Në njëmijë poezi, autorin vetë e njeh,
Mirësi e kulluar, si dokument i parë,
Dikush që e ka marrë, veten gënjen.
Lotët e shpirtit, asgjë s’i turbullon
I vogël por i madh, sa globi i rëndë,
S’vidhet ndjenja, me të askush s’loz,
Kur bie erë e keqe, diçka ka ngjarë.
Unë për gjëra të pahijshme, s’të fal
Kush do qoftë, s’u mbaj kurrë hatër,
Të cënosh poetët, ndjenjat në varg,
Si për vete zënë trishtim, sa një mal.
Se poeti në varg, shpirtin ka tretur
Paqe-mirësi kësaj bote, shpërndan,
Në faqe libri, rreze ka për të mbetur,
Bisedon me të, dhe kur s’është gjallë.
Poetin e mbizotëron, paqe e barazi
Shpirt humanitar, mbi tokë i shenjtë,
S’lufton për famë, veshur thjeshtësi,
Urtësia në heshtje, vargut shpërthen.

PAQJA SHPIRTIT SJELL PRANVERË!


Unë jam për paqe në botë
Lutem Zotit, për njerëzinë,
Ku ka dhëmbje-plagë-lotë,
U ardhtë lumturia një ditë!
Mirësia në shpirt engjëll
Shton jetë, fjalë e ngrohtë,
Kur bën vepër, me zemër,
Ndihmon aty, ku ka nevojë.
Sa pak kohë jemi, mbi tokë
Të bësh keq, kurrë s’ia vlen,
Ikën jeta si erë në sekondë,
Paqja shpirtit sjell pranverë.
Kush mbjell paqen në shpirt
Si fllad i mëngjesit, e freskon,
Në gjithë botën gjuhë e mirë,
Tërë shpirtrat, unik i barazon.

………………………………………………

MË LËR TË QETË NË HALLIN TIM!
Mos më vra, në hallin tim
Gurët që hodhe, i mblodha,
Kala mirësie e shpirtit tim,
Urat që mi shëmb ndërtova.
S’të kam borxh, të më vrasësh
Vetvetja jam, vetvetja do vdes,
Rruga hapur, nëse s’përshtatesh,
Xhaketë të huaj, kurrë nuk vesh.
Kush vret, me fjalën predhë
Vrarë vetveten, por s’e kupton,
Ç’jep në këtë botë, ajo të ndjek,
S’përparon! Kur tjerët i lëndon.
Toleroj deri në lotë e dhëmbje
Përtej kufijve duroj, të kuptosh,
S’i ul tjerët, për të ngritur veten,
Vlerën s’e lyp, kurrë për lëmoshë.
Në dritëzimin e shpirtit mirësi
Shëtis e lirë larg, në horizonte,
Shpirtra paqësorë, s’ka në vetmi,
Me miqësinë, si bletët në hoje.

……………………………………………….

THANË IKU, THANË SE U ZHDUK!


Botë e bukur kjo dynja
Nga Zoti lart, e krijuar,
Ç’e zuri një grip i madh,
S’ka lënë njeri pa izoluar.
Na ish njëherë, një koronë
Dallgë-dallgë vinte e egër,
Tërë njerëzinë ç’e pezulloi,
S’shkuan dot, as në vdekje.
Si një alarm, lajmi hapur!
Nga vinte tym i helmosur?!
S’dihet se nga kish ardhur!
Njerëzit! Ku për të sosur…
Pa radhë korrte, ç’gjinte!
Katilja, omikron e dhelta,
Njerëzit lutur Perëndisë!
Mirësi mbollën në zemra.
Dielli komandoi, si përherë
Zjarrin i lëshoi, ajo të digjej,
Zemrat i ngrohu, si në verë,
Normalizimi lart po ngrihet.
Thanë iku, thanë se u zhduk
Dy vjet botës i bëri kërdinë,
Treqind pash ,në tokë u fut,
AMIN o Zot, qofshim të lirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT