BallinaVitrina e libritMark Gjetja-Se harrova dashurinë.

Mark Gjetja-Se harrova dashurinë.

Në shpirtin tim ti ke parajsën,
në zemrën time, ke shtëpinë
sytë e tu gjithnjé thërrasin,
si dallgë e detit kur të përpinë.

Ishë kjo,bukuri e femres,
më afrohej dhe përqafoheshim,
këto vargje dalë prej zemrës,
mallin dot nuk ma largonin.

Ti trandafil i sapo.çelur,
sa herë kam ndjerë aromën tënde,
dorë e askujt s’të ka përkëdhelur,
ca rrahje të shpejta dalë prej zemrës.

Si mikja ime s’kish më të bukur,
një zë i ëmbël ,kur i thërrasë,
kur e kam afër jam i lumtur,
si ndahem dot e ndjekë nga pas.

Kur më afrohej si hënë mbi valë,
zemrat hidheshin në valle e këngë,
si trandafil, kur çelë në maj,
me dashuri ,herë zjarr e brengë.

E kujtoj ditën ,kur jemi ndarë,
diku buzë lumi nën një shelg,
me njër tjetrin vonë jemi parë,
zemrën time tek ti lashë peng.

Kur të kthehem do te marr me vehte,
së bashku kishim ,të njëjtën ëndërr,
ndër horizonte si dritë ke mbetur,
Nje ditë vjeshte u bëra dhëndër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT