Kur agon dita
njerëzimi zgjohet,
nis dita e re
secili në punë drejtohet.
Dita me diell
dhe me vapë ndonjëherë
i kënaq njerëzit,
por jo çdoherë.
Bota zgjohet nga gjumi
dhe kudo ndihet gjallëri,
në fshat dhe në qytet
sa bukur, sa lumturi!
Gjeli im pupëlbardhë
lajmëron ditën e re
dhe zgjohemi herët si çdoherë
si në dimër dhe në verë.
Të gjithë janë të kënaqur
me ditën e re,
punojnë dhe argëtohen
sa të lumtur jemi ne!
O, ditë e bardhë
sa mirë që agove,
të secili njeri
shpresë të re zgjove!
