Kam shkruar vargje për feminine, për rininë
Për qytetin e atdheun që i kam si kurorë mbi ballë
Për vendin ku jetoj për lulet qiellin, token, qetësinë
Po dashuritë e para që lam në dekada
S’kam shkruar për të gjithë
dashuritë Që lanë rinia Shqiptare
Që mbetën në largësi si varr i pa njohur
partizan
Është kënga që sjell ngashërimin si prush
Ja lam dhimbjes, rrugës, sekretit si thesari.
U ndanë rrugët në kulmin e dashurisë
Si fëmijën e uritur që e heq nga gjoksi i nënës
T’i ndërron drejtimin si deti me dallgëzim
E bëhesh sikur hipën tek maja e ëndrrës.
Por, fjala e pathënë,është mbyllur në kujtesë.
Sikur është mbyllur me çeliku të fortë
Kur ta hapësh do e mësosh kodin e fshehtë
Mbetën si bilbilbilat që në degën e blertë këndojnë.
