Tuesday, March 24, 2026
BallinaSportLetra e Mohamed Salahut për tifozët e Liverpoolit: Fatkeqësisht, kjo ditë erdhi

Letra e Mohamed Salahut për tifozët e Liverpoolit: Fatkeqësisht, kjo ditë erdhi

Mo Salah ka vendosur të ndajë rrugët me Liverpoolin, pas plot 9 vitesh qëndrimi në klub, ku arriti çdo sukses të mundshëm ekipor, por edhe personal.

Në një letër dërguar fansave, ai tha se kjo ditë erdhi, “fatkeqësisht”.

“Kjo është pjesa e parë e lamtumirës sime. Do të largohem nga Liverpooli, është vendosur”, nis letrën mbreti egjiptian.

“Unë kurrë nuk e kisha imagjinuar që ky klub, ky qytet, këta njerëz do të bëheshin pjesë e jetës sime… Liverpool nuk është vetëm një klub futbolli, është një pasion, është një histori, është një shpirt, pasi nuk mund t’ia shpjegoj askujt që nuk është pjesë e këtij klubi”.

“Ne fituam trofetë më të rëndësishëm. Luftuam së bashku në kohët më të vështira të jetës sonë. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj gjatë kohës sime te Liverpooli, veçanërisht bashkëlojtarët e kaluar dhe ata aktualë, si dhe të gjithë tifozët që e bënë çdo javë të veçantë”, thotë Salah mes tjerash.

Ai tha se nuk di të përshkruajë mbështetjen që tifozët ia kanë dhënë atij tërë këto vite.

“Në periudhën më të mirë të karrierës sime, ju qëndruat pranë meje edhe në momentet më të vështira… kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë dhe diçka që do ta marr me vete gjithmonë, përgjithmonë”.

“Të largohesh nuk është kurrë e lehtë, sepse ju më dhatë kohën më të bukur të jetës sime. Unë gjithmonë do të jem një nga ju! Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia ime, për mua dhe familjen time. Faleminderit”.

“Për shkak të të gjithëve ju, I will never walk alone (unë kurrë nuk do të eci vetëm)”, përfundoi letrën e tij, Mohamed Salah./Klan Kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT