Prof.Dr.Sadri Rexhepi
Histtoria e një kombi shpesh përcaktohet nga datat që ndajnë epokat: nga ërrsira në dritë, nga
robëria në liri. Për popullin e Kosovës, 24 marsi i vitit 1999 nuk është thjesht një date në
kalendarin e luftës, por shënon fillimin e fundit të një zgjedhe shekullore sebo-sllave. Kjo ditë
përfaqson momentin kr drejtësia ndërkobëtare u bë vepruese, duke vulosur fatin e një populli
që po përballej me gjenocidin. Në qendër të kësaj kthese historike qëndron figura e Presidentit
të 42-të të SHBA-ve, Bill Klinton, njeriu që guxoi të vendoste moralin njerëzor mbi pragmatizmin
e ftohtë diplomatik.
Guximi diplomatic dhe humanizmi i Clintonit
Sipas analizave të deritanishme kam ardhur në përfundim se rëndësia e Bill Clintonit me shpirt
vullkanik, në historinë e Kosovës tejkalon rolin e tij si udhëheqës i fuqisë më të madhe botërore.
Ai ishte , para së gjithash, zëri i një ndërgjëgjeje të zgjuar universale. Në një kohë kur Evropa po
deshmonte tmerret e një spastrimi etnik modern, vendosmëria e Clintonit për të mbrojtur të
vërtetën historike mbi masakrat serbe u bë katalizatori që bashkoi aleancën e NATO-s.
Përmes angazhimit të tij, çështja e Kosovës nuk u trajtua thjesht si një koflikt gjeopolitik, por si
një betejë për ekzistencën e një populli. Emri i tij u bë sinonim i shpresës për nënat që qanin bijt
e tyre dhe për qënndresën tone heroike. Së këndejmi, mendoj unë dhe jo vetëm unë se ky emër
do të mbetet i skalitur jo vetëm në zemrat tona, por edhe në analet e historisë botërore.
24 Marsi si akt i drejtësisë dhe mbrojtjes së jetës bëri që ndërhyrja e NATO-s më 24 mars ishte
kulmi i një përpjekje titanike që kaloi përmes Konferencës së Rambujesë. Kjo datë legjitimoi të
drejtën e popullit shqiptar për çlirim, duke i dhënë mbështetjen e nevojshme ajrore për të
ndaluar makinerinë vrastare të regjimit të asaj kohe.
Rëndësia historike e kësaj dite qëndron në faktin se ajo përmbysi paradigmën e heshtjes
përballë krimit. 24 marsi u tha shqiptarëve se nuk ishin më vetëm; se lotët e tyre ishin parë dhe
dhimbja e tyre po dëgjohej në Uashington. Së këndejmi, përmes këtyre pak rreshtave deshirova
të vë në dukje se ky ishte një guxim i përmasave biblike, ku e drejta për jetë triumfoi mbi
dhunën shtetërore.
Trashegimia dhe miqësia e përjetshme në të vertet tregon se liria që gëzojm ne sot I ka rrënjët
të vendimet e marra në marsin e vitit 1999. Presidenti Clinton, energjik, aksionist i dijshëm për
kohën, guximtar e vigjilent për dëshmimin e tij se ai ishte alfa dhe omega e 24 marsit 1999 së
bashku me miqtë e tjerë të mëdhenj si Albright, Holbrooke , Walker dhe senatorët Dole e Engel,
krijuan një urë miqësie të pathyeshme mes Kosovës dhe Amerikës. Kjo miqësi është
shpirtërore, e skalitur në kujtesën kolektive të një kombi që nuk harron kurrë ata që i zgjatën
dorën në momentet më të errëta. Prandaj kush tenton ta prish miqësin shqiptaro-amerikane
qon uj në mullirin e Serbisë.
Përfundim
Sot, teksa kujtomë 24 marsin, ne nderojmë jo vetëm një operacion ushtarak, por një akt
shpëtimi humanitar.I hijshmi i pa shoq, Bill Clinton i nderuar me pëshendetje frenetike nga
masa liridashëse sa here që erdhi pas luftës në Kosovë, mbetet arkitekti i kësaj shprese,njeriu
që me forcën e vlerave amerikane ndryshoi rrjedhen e fatit tone kombëtar. Siç dihet në bazë të
të dhënave të sipërcekura më lartë vijm në përfundim se sa të jetë kjo tokë dhe ky qiell, emri i
Clintonit dhe jehona e 24 marsit do të ndriçojnë rrugën tone drejt të ardhmes.
