Hapa dritaren e shpirtit mbrëmë,
Që të vije si yll sapo muzgu të bjerë.
Errësirës i thashë: mos u tremb,
Duke këputur petale nga një lule shqerë…
Ndonjëherë s’jam e bindur për thëniet e tua,
Prandaj hezitoj të fluturoj drejt teje…
S’i besoj të gjitha ato që thua,
I besoj veç prushit të gjakut në deje.
Mesa duket, është ndezur sërish një flakë dashurie,
Ndoshta s’mund të jetë si trillet kalimtare.
Në thellësinë e mendimeve bie,
Dhe ngrihem të hap një dritare…
