BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-MATANË BREGUT SHTRIHET E BUZËQESHUR ARBËRIA

Ragip Ramaj-MATANË BREGUT SHTRIHET E BUZËQESHUR ARBËRIA

As vetë nuk e di që sa shekuj
eci këtyre rrugëve
me një shall të bardhë rreth ëndrrës
arratisur Pyllit të Prerë të vetmisë

Ka ditë
ka javë
ka vite
ka shekuj
mundohem ta kaloj këtë lumë
të rrëmbyeshëm të shpirtit
që pamëshirshëm bren brigjet
e etura të magmës

Ditë e natë kërkoj urën
e fundosur të shpresës
me dal matanë bregut
ku shtrihet e buzëqeshur Arbëria

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT