Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të izoluara shiu dhe bore në lokalitete. Reshjet e izoluara të borës mund të jenë të pranishme kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes.
Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C. /MeteoKosova/
