Sunday, March 29, 2026
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-DIELLI DO LIND PËRSËRI PËR KOSOVËN

Ymrije Beqiri-DIELLI DO LIND PËRSËRI PËR KOSOVËN

Në këtë tokë që quhet Kosovë,
dheu s’është veç dhe
është kujtim i gjallë
është gjak i derdhur për një fjalë të vetme:
liri, është zë që nuk u shua kurrë
edhe kur u dogj fjala

Nënat e kësaj toke flasin me fotografi
i përqafojnë në heshtje
pa zë, pa lot
se dhimbja këtu s’ka më ujë për të rrjedhur është bërë gur në kraharor
që s’thyhet dot.

Rrugët mbajnë hapat e atyre që s’u kthyen emrat e tyre i merr era e i çon në qiell
por çdo agim i ri i sjell përsëri ndër ne
si dritë që nuk shuhet
si një betim i pashkelur.

Padrejtësitë rëndojnë si re të zeza mbi ne bota shpesh kthen sytë diku tjetër
por kjo tokë ka mësuar të qëndrojë në stuhi të mos përkulet
të mos humbasë vetën

Në çdo zemër shqiptari rreh një histori
një plagë që nuk kërkon mëshirë
por drejtësi që ende vonohet
si një thirrje që s’ndalet në frymë.

Dhe kur nata bëhet më e rëndë se kurrë
kur shpresa dridhet si flakë në erë
nga shpirti i kësaj toke ngrihet një zë:
“Ne jemi këtu,dhe nuk dorëzohemi.”

Se kjo tokë nuk shuhët kurrë
Por ringjallet në çdo brez
dhe sa të rrahë një zemër
për këtë vend
dielli për Kosovën do lind përsëri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT