Ndonjëherë, mes trupit tim,
Ngrihet një valë si në det,
Më bën të dridhem nga një kujtim,
Dhe heshtjes t’i flas vetë.
Të dorëzohem në sytë e tij,
Dhe të humbas si në mes resh,
Në mendje pyetje kam njëmijë
Dhe mijëra që përqesh.
Se sytë e tij janë magjistarë,
Të egër dhe të butë,
Ku iu afrohem bëhen zjarr,
Kur ju largohem, shkurt…
