Wednesday, April 1, 2026
BallinaSport“Kokën lart kampion”, komentet e tifozëve shpërthejnë pas postimit prekës të Fisnik...

“Kokën lart kampion”, komentet e tifozëve shpërthejnë pas postimit prekës të Fisnik Asllanit

Pas humbjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, sulmuesi i ekipit dardan, Fisnik Asllani, u shfaq me një postim prekës në Instagram.

Me një fotografi bardh e zi që kap emocionet e momentit, futbollisti, megjithëse i mërzitur, u premtoi tifozëve se ekipi do të kthehet më i fortë se kurrë, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi se ndeshja nuk ishte thjesht një humbje, por një aventurë që ndaloi pak para fundit.

U deshën vetëm pak minuta më pas që hapësira e komenteve të vërshohet nga tifozët të cilët kanë shkruar fjalët më të mira për të.

“Kokën lart kampion”, “Krenar me ty”, “Gjithë populli me ty”, dhe “Lojtar i mrekullueshëm”, ishin veç disa nga komentet mbështetëse për sulmuesin që dha gjithçka në fushë./Klankosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT