Wednesday, April 1, 2026
BallinaVitrina e libritEduart Sulollari-POEMË

Eduart Sulollari-POEMË

Ndenji gjatë dimri
por dëborërat nuk u dukën askund,
lumenjtë e etur vënë kokën në prehërin e erërave.

Shkund ngricën dega e thyer e Marsit,
në dejet e pacipta të sytheve
regëtin pranvera.

Dritës që zhytet horizontit
ende janë gishtat e mi flokëve të tua.

Ajri i flet plagës së gurit
dhe perëndimi ngroh barin e vdekur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT