Të mërkurën në Qendrën Emergjente në QKUK vdiq një 30-vjeçar si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Bazuar në burimet e IndeksOnline, viktima është Valmir Berisha nga fshati Ruhot i Pejës, transmeton Klankosova.tv.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Naser Syla, drejtor i Emergjencës në Prishtinë.
“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, tha Syla.
