Ti je qiell mbi shpirtin tim,
dritë dhe diell mbi dashurinë.
Ngrohtësi mes erës dhe
trishtimit tim.
Diell i ëndrrave të mia,
rrezon edhe atëherë
Kur është në distancë
dashuria
Më fal nëse s’jam aty
kur ti më pret dhe ëndërron
Nga unë një përqafim.
Më fal edhe atëherë
kur jeta është trishtim.
