Real Madridi dhe Bayern Munichu janë përcaktuar për formacionet zyrtare ne të cilat do ta nisin ndeshjen e sontme.
Dy gjigantët evropianë do të përballen mes vete në çerekfinaken e parë të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen që do të nisë prej orës 21:00.
Çatia e stadiumit “Santiago Bernabeu” do të jetë e mbuluar, çka premton një atmosferë elektrizuese në tribuna e në fushë.
Kjo njëherësh konsiderohet edhe si një finale para finales pasi përballen dy prej klubeve më të mëdha në Evropë. /Gazeta Express
Formacionet zyrtare
Real Madrid: Lunin, Trent, Rudiger, Huijsen, Carreras, Valverde, Thiago, Tchoumeni, Arda Guler, Mbappe, Vinicius.
Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Tah, Kimmich, Gnarby, Kane, Luis Diaz, Olise, Laimer, Stranisic, Pavlovic.
