Friday, April 10, 2026
BallinaVitrina e libritMirlinda Latifi-SHTËPI E VJETËR

Mirlinda Latifi-SHTËPI E VJETËR

Në shtëpinë e vjetër të lidhjes ku tymi e zjarri u mblodh, mbi tavlla ku shpirti u dogj si qiri,

Aty ku çdo varg si tallaz rrodhi,
Dhe fjala u gdhend n’altar të liris
​Aty sheh Lasgushin, atë poet të qetë, që yjet i shëndrroi në poezi,

Me zemër t’përmalluar që digjet mbi fletë, si shkumë e deti me plot fshehtësi.

​Më tej Poradeci me vargun n’thellësi shpirti, dhe Mjedja që shkriu çdo shkronjë si ar,

Aty ku dhe nata u thye,
Për fjalën shqipe, atë zë bujar.
​Dhe Migjeni shpërthen me rënkimin e dhimbjes,

Grushtin e rëndë mbi tryezë godet, mes tullave të rendituara e mes vetëtimës,historinë e shkroi me gjak e me etje,

​Agolli vjen malit me lule mbi flet,
Dhe Kadareja që muret i tundi,
Të gjithë aty rrinë, titanë me kurorë e poetë të vërtet, ku fillon ëndrra dhe kur bota heshtë!

​Nuk janë thjesht portrete në mure të vjetëra, as hije që mbetën në histori. Ata çdo fjalë e lanë në letër, na e lanë trashëgimi.

Lidhja nuk shuhet, as vargu nuk tretet, Në duart tona ka për të lulëzuar e brez pas brezi histori do të mbetet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT