Friday, April 17, 2026
BallinaVitrina e libritMiftar Térshnjaku-O vëllezër shqiptarë

Miftar Térshnjaku-O vëllezër shqiptarë

O vëllezër shqiptarë,
pashë atë Perëndi,
mos fyeni vëllanë
për asnjë parti.

Kombin mos e ndani,
se në një gjak rron,
si dy krerë të shqiponjës,
fortë së bashku qëndron.

Mos lejo, o shqiptar,
vëllanë ta quash shka,
as të gjakut grek,
e as ta quash tradhtar.

Qëndro kokën lart,
si dikur kur qëndrove,
me besë në flamur,
të parët kurrë s’i harrove!

Emrin tënd, o shqiptar,
ta dha vetë Perëndia,
që të jetosh në tokë të ndritshme,
ku ishte Arbëria.

Andaj, sa të jetë jeta,
mbështetu, o shqiptar,
jo në njerëz të huaj,
por gjithmonë në vëlla.

Se këtë gjak ky komb
e ka nga lashtësia,
ku qëndroi bashkë,
ku ishte Iliria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT