BIO-BIBLIOGRAFI E AUTORIT
Të dhëna biografike
Zymer Mehani lindi më 27 mars 1967 në fshatin Shpataj (Tërrnavë) të Besianës (Podujevë). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Besianë. Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Edukimit, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Veprimtarinë e tij në arsim e nisi më 1 shkurt 1992 në shkollën fillore të Tërrnavës. Gjatë karrierës së tij, ai është profilizuar si një intelektual shumëdimensional: studiues i letërsisë, kritik letrar, historian i profileve biografike (monografist), redaktor, recensent, poet dhe botues.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Dega Kukës). Bashkëpunon rregullisht me gazetat “Bota Sot”, “Bota Press”, “Epoka e Re” dhe portale të njohura si “Fjala e lirë” (Shkodër), “TV Kanuni” (Korçë), “Zemra Shqiptare” , “Ciceroni”, “Radio Kosova e Lirë’’ etj. Jeton dhe krijon në Besianë.
BIBLIOGRAFIA E BOTIMEVE (sipas zhanreve)
I. Kritikë letrare dhe studime
⦁ Kundrime I, II, III (Kritikë letrare), SHB “Prokult Press”, Prishtinë, 2019.
⦁ Personalitete të shkencës dhe të letërsisë (Kritikë letrare), PRINTING PRESS, Prishtinë, 2025.
II. Monografi historike dhe biografike
⦁ Sahit Shala – ky uragan i pandërprerë, SHB “Meshari”, Prishtinë, 2020.
⦁ Ibrahim Thaçi – pishtar i arsimit, SHB “Meshari”, Prishtinë, 2020.
⦁ Fadil H. Curri – ky urtak i pashoq, SHB “Meshari”, Prishtinë, 2022.
⦁ Gjurmëve të një luaneshe (Monografi për poeten Ymrije Beqiri), SHB “Shkrola”, Prishtinë, 2022.
⦁ Fajkoi i furtunës (Monografi për veprimtarin dhe poetin Fatmir Çitaku), SHB “Shkrola”, Prishtinë, 2022.
⦁ Mustafë Rushiti – veteran i arsimit dhe veprimtar i shquar, SHB “Lena”, Prishtinë, 2022.
⦁ Shkollat dhe arsimi në Halabak, Tërrnavë dhe Bellopojë 1900-2010 (Ribotim), SHB “Shkrola”, Prishtinë, 2022.
⦁ Idriz Pllana – mësues e atdhetar i denjë, Printing Press, Prishtinë, 2023.
⦁ Dëshmori Selim Berisha – profesori që frymëzonte brezat, Prishtinë, 2024.
⦁ Kadri Avdiu – Një jetë në shërbim të atdheut, SHB “SIRA”, Prishtinë, 2024.
⦁ Gjaku që flet (Monografi për dëshmorët Mustafë e Skënder Skënderi), PRINTING PRESS, Prishtinë, 2025.
⦁ Avni Çunaku – Jeta dhe diskursi letrar, PRINTING PRESS, Prishtinë, 2025.
⦁ Me atdheun në zemër (Monografi për jetën dhe veprën e Bajram Muharremit-Bistrica), PRINTING PRESS, Prishtinë, 2025.
III. Romane (prozë)
⦁ Fanarë të një shtrëngate, SHB “Shkrola”, Prishtinë, 2021.
⦁ Pranvera e Zgjimit, Printing Press, Prishtinë, 2023.
IV. Poezi dhe refleksione epiko-lirike
⦁ Yje të qiellit tim, SHB “Prokult Press”, Prishtinë, 2017.
⦁ Sandokani rron, SHB “Prokult Press”, Prishtinë, 2017.
⦁ Pranverojnë lulëkuqet tona, SHB “Prokult Press”, Prishtinë, 2017.
⦁ Flas me Sandokanin, SHB “Atunis”, Prishtinë, 2018.
⦁ Diellza diellon (Poezi për fëmijë), SHB “Meshari”, Prishtinë, 2018.
⦁ Jeton Gona n’zemrat tona (Poemth), Prishtinë, 2019.
⦁ Të gjithë duam të shkojmë atje (Poezi për familjen Jashari), Prishtinë, 2019.
⦁ Me laps në dorë (Elegji për Bedri Raçin), Prishtinë, 2020.
⦁ Besa e Besimit (Për dëshmorin Besim Berisha), Prishtinë, 2021.
⦁ Betimi i Beharit (Për dëshmorin Behar Begolli), Prishtinë, 2021.
⦁ Fjala e fistarit të fisit (Për poetin H. Nela), Prishtinë, 2021.
⦁ Shqipëria, Dardania, Ilirida, Çamëria (Cikël refleksionesh epiko-lirike në katër vëllime), PRINTING PRESS, Prishtinë, 2024.
V. Vepra në bashkautorësi
⦁ Gjuha e truallit tonë (me Fadil H. Currin), poezi, KL ‘’Zahir Pajaziti”, Podujevë, 2017.
⦁ Dy pena me mendime të arta (me Sahit Shalën), SHB ”Prokult Press”, Prishtinë, 2017.
⦁ Dy pena-shumë mendime (me Sahit Shalën), SHB “Prokult Press”, Prishtinë, 2017.
⦁ Veç një atdhe (me Lumturije S. Drenicën), SHB “Prokult Press”, Prishtinë, 2018.
⦁ Jeton Havzi Nela (me Lumturije S. Drenicën), SHB MESHARI, Prishtinë, 2019.
⦁ Arsimtarët dëshmorë dhe martirë të rënë në luftën e Kosovës (me Qazim Berishën), RADIO KOSOVA E LIRË, Prishtinë, 2023.
⦁ Në kërkim të kohës (me Fatmir Çitakun), poezi, PRINTING PRESS, Prishtinë, 2024.
⦁ Rrokopujë (me Avni Çunakun), poezi, PRINTING PRESS, Prishtinë, 2024.
Informacione kontakti:
⦁ Tel: +383 44 909 763
⦁ E-mail: zymermehani534@gmail.com
