Thursday, April 16, 2026
BallinaLajmeTragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijët vdesin nga shpërthimi i bombolës...

Tragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijët vdesin nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë

Tre persona kanë mbetur të vdekur në Malishevë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta bëri të ditur se dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeçare, si dhe babai 35-vjeçar.

“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët të moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, ka deklaruar Graishta.

Ai bëri me dije se Policia ndodhet në vendngjarje.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, ka bërë me dije se zjarri është lokalizuar tashmë.

Elezaj tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, ka deklaruar Elezaj./Reporteri.net

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT