Në këtë natë,
unë ty më nuk të kam.
Dhimbja shpirtin ma pushton,
e ndjen dhe zemra që unë
vetëm jam.
Dhe sytë më mbushen me lot,
ky maraz që vetëm unë e di.
Me kujtimet e mia
po gënjehem
të nxjerr këtë mall
që kam në gji.
Nëpër vegime aty mbetem,
bashkë me lotin këtë herë.
Më kujton gjithë atë dashuri,
shpirti i vrarë nuk gjen qetësi.
Por dhimbja dhe lotët
përgjithmonë aty do të rrinë…
