Ai vend malor, peizazhi më i bukur.
Imagjinatë heshtjeje, në brendësi të fton.
Aty, lumenjtë rrjedhin qetë,
Malet, menduari s’ pushojnë.
Ëndërrimtare mbeta imazhit, si të shkeli në prag.
Me ironinë e fatit nuk luhet.
Një trup i lodhur, s’ mund të ndjekë zemrën,
që pëllumb i bardhë krahë hap.
Mbeti ide e largët, nuk mundi të bëhej kujtim.
Rrugë e shtigje të reja hapi jeta,
me kujdeset, durimin, dashurinë ngadhënjimtare,
Që lind, ..jeton e mbretëron pa kthim.
HESHTJA E BUKURISË
Shtëpia me trëndafila të bardhë ,
nuk kishte vetëm gjethe e trungje.
Brenda tyre fshihej një sekret,
Erëra frynin përreth, zgjuar të bukura kujtime .
Kalimtarët mahniteshëm vështronin.
Si në atë lloj qetësie të gjenin veten.
Por ajo, nuk kërkonte të admirohej,
Ndaj, syve të tyre madhështore dukej.
E bukura nuk bërtet,
Thjesht, është aty,.. për të kujtuar paqen.
