Saturday, April 25, 2026
BallinaVitrina e libritAkad. Miftar Tërshnjaku-Ç’ke sot, bilbil

Akad. Miftar Tërshnjaku-Ç’ke sot, bilbil

Ç’ke sot, bilbil, që më rënkon?
Pse në ngrohtësinë e diellit nuk këndon?
Më thuaj, bilbil, pashë Perëndinë,
pse je i thyer në zemër e në shpirtin tënd?

Zëri yt po shteron, s’ke më fuqi si më parë,
pse nga shokët e tu rri veçuar e ndarë?
Pse sot qëndron kaq i heshtur, i qetuar?
Më trego, pashë Zotin, kush të ka lënduar.

Në degë të thatë rri, si i harruar,
pse edhe cicërima të është shuar?
Dikur me mall këndoje për ne,
sot rri i heshtur, i mbushur me vrer.

Mos vallë pranvera më s’të gëzon,
apo një plagë në shpirt të rëndon?
Më thuaj, bilbil, më rrëfe të vërtetën,
se dhimbja, kur flet, e lehtëson vetveten.

Unë të dëgjoj edhe kur ti nuk këndon,
se zëri i shpirtit larg gjithmonë shkon.
Në heshtjen tënde fshihet një tregim,
që flet më shumë se çdo ligjërim.

Ngrehu, bilbil, mos rri i vetmuar,
se në jetë, i heshtur, mbetesh i shuar.
Këndo përsëri, ngrije zërin si dikur,
dhe botës trego se ende qëndron i fortë si gur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT