Po vij, Kosovë, me mall në shpirt,
Që ta ndjejë zemra ime qetësinë.
Aromës sate që t’i marr erë,
Për ta larguar në shpirt këtë vrer.
Më prit, Kosovë, mua birin tënd,
Të ndjej gëzimin e mos të vuaj.
Ta shoh diellin si lind e si perëndon,
Ta ndjej prapë bilbilin si këndon.
Manushaqeve prapë t’u marr erë,
Natyrën t’ia shoh Opojës në pranverë.
Lumin ta shoh a ka ujë të kulluar,
Lart Koretnikun ta shoh në borë të mbuluar.
Erdha, vendlindje, në ty o Pllavë,
Se zemra ime për ty ka mall.
T’i shoh shokët që pata në rini,
T’i shoh lulet mbi degë të qershisë.
Ato fusha të mbushura jeshil,
Ah, sa dëshirë kam t’i shoh në vendin tim.
Qengja e dele, keca e dhi,
Do vij, Opojë, të dëgjoj blegërimë.
Më prit, Kosovë, pashë Perëndinë,
Se do vij tek ti që të gjej qetësinë.
Askund në botë si ty nuk ka,
Se në të vetmin vend, tek ti, gjej sevda.
