Brenda shpirtit tim,
që digjet si zjarr
vlon një dëshirë
e kahmotshme
për bashkimin kombëtar.
Me shpirt të molisur
shpeshherë kam ëndërruar
për t’u bashkuar,
por kur jam zgjuar
asgjë s’ka ndryshuar.
Do të vijë një ditë
ajo qoftë e bardhë,
kur do të bëhet
bashkimi kombëtar!
